Ali Ahmeti: Kontributi i Ilirit në kulturën kombëtare është i jashtëzakontë

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot takoi kolosin e madh të muzikës shqipe, Ilir Shaqirin.

Ahmeti shpërndau në rrjetin social Facebook një status duke përgëzuar Ilir Shaqirin për kontributin e tij në kulturën kombëtare.

Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit:

“Këmbim i bukur mendimesh sot me kolosin e këngës shqipe Ilir Shaqiri për folklorin, letërsinë, artin. Kontributi i Ilirit në kulturën kombëtare është i jashtëzakontë dhe çdo takim me të është kënaqësi e veçantë”.