Maqedoni

“Vetëm shqiptarët kalben e vdesin burgjeve”, Feta Alimi reagon pas lirimit të Spiro Ristovskit

Shpërndaje

Feta Alimi, njeriu i cili ia shpëtoi jetën, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, natën kur u përgjak Kuvendi i RMV-së, më 27 prill të vitit 2017, vazhdon të mbetet në burg. Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar sot pas vendimit që të lirohet nga paraburgimi shtëpiak, Spiro Ristovski, ish ministër i arsimit dhe shkencës, i dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.

“Po realizohet marëveshja!? Tê gjith i liruat: Mijallkovin,Kamcevin,Trajkon,Spiron e spom kujtohen tjeret se shum u bën! Vetem shqiptarët kalben e vdesin Burgjeve!! Zoti ju marroft e ju hupt farën!!”, ka shkruar Alimi në Facebook.