Vritet një shqiptar në Ukrainë

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se një shqiptar është vrarë në Ukrainë i veshur me uniformë ushtarake i cili jetonte atje prej kohësh.

“Përveç një informacioni të fundit për një djalë që ishte në media që ishte vrarë si person i veshur ushtar, pjesë e ushtrisë djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”, tha Rama.

Ndërkohë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka njoftoi se janë një komunitet shqiptarësh në Ukrainë, ndërsa 11 shqiptarë janë pjesë e OSBE që janë evakuuar.

Ajo tha se ka komunikuar me 5 apo 6 qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata