YouTube pezullon disa kanale ruse nga gjenerimi i të ardhurave, përfshirë dhe RT
YouTube ka pezulluar disa kanale ruse, duke përfshirë median e financuar nga shteti RT, nga gjenerimi i të ardhurave nga shërbimi video, raportoi Reuters.
YouTube tha në një deklaratë se “po ndalonte aftësinë e një numri kanalesh për të fituar para në YouTube, duke përfshirë disa kanale ruse të lidhura me sanksionet e fundit”. Platforma tha se masa ishte nxitur nga “rrethana të jashtëzakonshme”.
Videot nga kanalet e prekura gjithashtu do të shfaqen më rrallë në rekomandime, tha Farshad Shadloo, një zëdhënës i YouTube.
Ai shtoi se RT dhe disa kanale të tjera nuk do të jenë më të aksesueshme në Ukrainë për shkak të “një kërkese të qeverisë”./albeu.com