Rriten me 62% çmimet e gazit natyror në Evropë

Shpërndaje

Rusia është prodhuesi i dytë më i madh në botë i gazit natyror

Në fillim të javës, Gjermania, e cila mbështetet te Rusia për pjesën më të madhe të gazit të saj natyror, ndaloi marrëveshjen e gazsjellësit Nord Stream 2 me Moskën pasi forcat ruse hynë në Donetsk dhe Luhansk, dy rajone separatiste lindore të Ukrainës.

Pezullimi i Nord Stream 2 nuk pati asnjë ndikim në furnizimet me gaz sepse tubacioni nuk ishte funksional.

Kenneth Griffin, CEO i fondit mbrojtës Citadel, shkroi në The Wall Street Journal se Evropa duhet të zvogëlojë varësinë e saj në eksportet e gazit rus dhe SHBA duhet të ndihmojë kontinentin të përmbushë nevojat e tij për energji duke rritur prodhimin e naftës./Klan News