Biden pas bisedës telefonike me Zelenskyn: Rusia përgjegjëse për agresionin në Ukrainë, sanksionet tona kanë ndikim shkatërrues
Më herët, presidenti amerikan Joe Biden foli me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky në telefon për pushtimin rus.
Të dy udhëheqësit diskutuan sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha Zelensky në një postim në Twitter.
Presidenti amerikan shkroi në Twitter për telefonatën përpara fjalimit të parë për gjendjen në Capitol në Uashington.
Sapo fola me presidentin Zelensky dhe diskutuam për mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën – duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare – pasi ajo mbrohet nga agresioni rus”, ka shkruar i pari i shtetit amerikan në Twitter.
Ai më tutje ka pohuar se “do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse dhe sanksionet tona tashmë kanë një ndikim shkatërrues”.
Ndryshe, SHBA i ka vendosur sanksione shtetit rus si dhe presidentit të saj, Vladimir Putin si dhe ministrit të Jashtë, Sergey Lavrov. /Telegrafi/
I just spoke with President Zelenskyy to discuss our continued support for Ukraine — including security assistance and humanitarian aid — as it defends itself against Russian aggression. We will hold Russia accountable, and our sanctions are already having a devastating impact. pic.twitter.com/9X9x07QbD0
— President Biden (@POTUS) March 1, 2022