Turqia kundër anëtarësimit në bllok të Finlandës dhe Suedisë

Shpërndaje

Erdogan mbështet vetëm Helsinkin për në NATO

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëron ndarjen e Finlandës dhe Suedisë në rrugën e aplikimit për anëtarësim në NATO.

Duke folur në një forum të Turqinë Perëndimore, kreu i shtetit turk la të kuptohet se nuk ka ndërmend të lejojë anëtarësimin e Suedisë në aleancën veriatlantike, veçanërisht pas protestave të para dy javëve, ku u dogj kurani dhe u hodhën thirrje kundër Turqisë.

Erdogan tha se Finlandën mund ta trajtojmë ndryshe, duke nënkuptuar se ajo mund të përparojë e vetme drejt anëtarësimit në NATO. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që e njëjta masë të merret edhe ndaj Helsinkit, nëse sillet njëlloj si Stokholmi, u shpreh Erdoan.

Suedia dhe FInlanda aplikuan në bllok për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë. Pas thellimit të mosmarrëveshjeve mes Suedisë dhe Turqisë, ministri i Jashtëm finlandez tha se bisedimet mund të ndalen për pak kohë, duke shprehur vullnetin që dy vendet të mos ndahen në këtë rrugë.