Digjet makina e ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegovit (Video)

Shpërndaje

Dy vetura të ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, janë djegur mbrëmë pranë shtëpisë së tij, mëson Radio Lider.

Siç raportohet nga policia, të dyja veturat janë djegur para shtëpisë së Shilegovit.

Njëra veturë Audi q3 ishte e bashkëshortes së Shilegovit, ndërsa vetura e dytë është e kompanisë familjare dhe e përdorte ish-kryetari Shilegov.

“Më datë 09.03.2022 në ora 03.20 është raportuar se në rrugën “Petre Piruze” në Shkup ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik dhe e parkuar nga J.Sh. Nga zjarri janë përfshirë edhe tri makina tjera Passat, Matiz dhe Nissan me targa të Shkupit, të gjitha në pronësi të DM (53)”, njoftuan zyrtarisht nga MPB.