“Kemi ide si ta fitojmë BDI-në”, Taravari sërish flet se a do të kandidoj për lider të ASH-së! (Video)

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari i deritanishëm i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Utrinski “Brifing” ka theksuar se në Kongresin partiak të 27 marsit do të zgjidhet lideri i ri, por ai nuk do të kandidoj për këtë post nëse rikandidon Ziadin Sela, përcjell INA.

“Nëse Sela do të kandidoj unë nuk do të kandidojë dhe se ai e ka përkrahjen time. Por nëse nuk rikandidon mund të mendoj. Megjithatë, me Selën kam bashkëpunim të shkëlqyer”, theksoi Taravari.

Ai pranon se ASH nuk ka kaluar mirë në zgjedhjet lokale dhe se pas analizave është vërejtur se ka zvogëlim të votave nga 2020 deri në 2022.

Ai ka theksuar se ka dallim jehona e votuesve dhe votimet për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. “Por ne jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe se ato do të rregullohen. ASH është shtylla e interesave të shqiptarëve në Maqedoni dhe se kemi ide se si ta fitojmë BDI-në në zgjedhjet e ardhshme, në bashkëpunim me parti të tjera, sepse qëllimi është që të ketë ndryshim në bllokun shqiptar”, theksoi Taravari.