Qeveria do të ulë akcizën për karburantet dhe do të heqë TVSH-në për ushqimin, energjinë elektrike dhe ngrohjen?!

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke pregatitur që sot të shpallë dy masa të rëndësishme për zbutjen e çmimeve, që së fundmi kanë krijuar shqetësime në vend.

Televizioni “Telma” duke u thirrur në burime qeveritare njoftoi se në lojë është ulja e akcizës së derivatet e naftës, si dhe heqja e TVSH-së për disa produkte ushqimore, energjinë elektrike dhe ngrohjen.

Ulja e akcizës për karburantet, siç njofton “Telma” do të ishte 30%, ndonëse u konsideruan skenare për ulje prej 10 deri ne 20%.

Masa e dytë ka të bëjë me heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për një listë specifike të kufizuar të produkteve ushqimore, si dhe për energjinë elektrike dhe ngrohjen.