Pranimi i targave RKS nga Serbia, Bislimi: Maskim pas dështimit në Banjskë

Shpërndaje

Zëvënskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimit të Serbisë për t’i pranuar targat RKS nga janari i vitit të ardhshëm, duke thënë se një gjë e tillë është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia kanë qenë të palogjikshme e të panevojshme.

Në llogarinë e tij në Facebook, Bislimi tha se çështja e targave mbi 10 vite ka qenë marrëveshje e pazbatuar e për 2 vite marrëveshje e përdorur si mjet dhe qëllim për eskalim e destabilizim.

“Me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe. Në shtator 2021, Serbia e përdori këtë çështje për të kërcënuar Kosovën e fluturuar Mig-at përreth kufirit tone”, ka thënë ai.

Ai potencoi se propozimi i Kosovës që nga fillimi ka qenë që të dyja t’ia njohin targat njëra-tjetrës në modelin aktual.