KSHZ: Ka përfunduar kontrollimi i Listës Zgjedhore dhe regjistrimi i votuesve nga diaspora

Shpërndaje

Ka përfunduar kontrollimi i Listës Zgjedhore dhe regjistrimi i votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme presidenciale (24 prill) dhe zgjedhjet parlamentare (8 maj).

Në përfundim me ditën e djeshme në departamentet rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kanë kontrolluar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore 6.231 persona. Sipas KSHZ-së, 23 persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 29 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave dhe 11 persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Kontroll elektronik të të dhënave kanë bërë gjithsej 56.299 qytetarë, ndërsa janë parashtruar 47 kërkesa për ndryshimin e të dhënave, nëntë kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 24 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Lidhur me kërkesat e pranuara për regjistrimin e votuesve në diasporë, sipas informacioneve nga KSHZ-ja, në përfundim me datën 19 mars të vitit 2024, deri në orën 9, janë pranuar gjithsej 2.943 aplikime, nga të cilat 2.369 janë pranuar, 396 janë refuzuar dhe 178 aplikime të papërpunuara që do të shqyrtohen gjatë ditës së sotme.

Nga KSHZ-ja informojnë edhe se regjistrimi i votuesve në diasporë ka përfunduar sot në ora 9, për shkak të vazhdimit të afatit të paraqitjes së votuesve.

“Arsyeja për shtyrjen e afatit ishin problemet teknike me ueb-faqen www.dijaspora.sec.mk, e cila zgjati nga 17 marsi i vitit 2024, nga mesnata deri më 18 mars 2024, në ora 9”, theksojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.