BotaTop Lajme

Diplomatët lëshojnë sallën gjatë fjalimit të ministrit të jashtëm rusë (Video)

Shpërndaje

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan gjatë një fjalimi me video-lidhje të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë.

Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, ndërsa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes video.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egër” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.