George Soros plas bombën për CNN – E financova unë grushtin e shtetit në Ukrainë
Miliarderi hungarezo-amerikan George Soros ka zbuluar në një intervistë për Fareed Zakaria të CNN se ai ishte përgjegjës për krijimin e një fondacioni në Ukrainë që kontribuoi në grushtin e shtetit kundër presidentit Viktor Ianukovitch dhe në krijimin e një junte të mbështetur nga SHBA-ja.
“Kam krijuar një një fondacion në Ukrainë përpara se vendi të bëhej i pavarur nga Rusia. Ky fondacion vazhdoi të funksiononte dhe luajti një rol të rëndësishëm në ngjarjet e fundit.” – shpjegoi Soros.
Dihet mirë, pavarësisht se nuk flitet për të, se George Soros ka punuar ngushtë me USAID-in, National Endowment for Democracy (Fondacioni Kombëtar për Ddemokraci, i cili bën punën që dikur bënte CIA, Institutin Ndërkombëtar Republikan, Institutin Kombëtar Demokratik për Çështjet Ndërkombëtare dhe Freedom House për të ndezur një seri revolucionesh në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore pas rënies së planifikuar të Bashkimit Sovjetik.
Shumë pjesëmarrës në demonstratat e sheshit të Kievit ‘Maidan’ ishin anëtarë të OJQ-ve të themeluara nga Soros ose të trajnuar nga Soros në seminare dhe konferenca të sponsorizuara nga Fondacioni Ndërkombëtar i Rilindjes së Soros (IRF) dhe shumë institute dhe fondacione të Shoqërisë së Hapur.
IRF, e themeluar dhe financuar nga Soros, krenohet se ka marrë më shumë donacione se çdo organizatë tjetër për të sjellë shndërrimin ‘demokratik’ të Ukrainës.
Në prill u njoftua se Andriy Parubiy dhe udhëheqës të tjerë të implikuar në grusht shteti po punonin me CIA-n dhe FBI-në për të mposhtur dhe vrarë separatistët që kundërshtonin juntën e Kievit. Parubiy aktualisht është kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
Tani që miliarderi Petro Poroshenko është presidenti i ri i vendit, përpjekjet për të shtypur opozitën në lindje do të intensifikohen. Poroshenko është pothuajse zgjedhja perfekte për globalistët dhe Bashkimin Evropian. Ai ishte anëtar i Këshillit të Bankës Kombëtare të Ukrainës dhe bashkëpunoi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Pozicionimi i forcave ajrore dhe tokësore të NATO-s pranë kufirit rus në Evropën Lindore dhe udhëtimi i Barack Obamës, që synon të përforcojë ndikimin amerikan në Azi, kanë vetëm një qëllim.” – shkruante gazetari Wayne Madsen në fillim të korrikut.
“Forcat e dukshme dhe të padukshme. që diktojnë politikën në Uashington, Londër, Paris, Berlin dhe kryeqytete të tjera servile, kanë vendosur të shtypin BRICS, bllokun financiar në zhvillim që bashkon Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut’.” – shton Madsen.