Kurti do të udhëtojë në Slloveni, pjesëmarrës në “Bled Strategic Forum”

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Sllovenisë më 28 dhe 29 gusht. Atje do te marrë pjesë në “Bled Strategic Forum”. Kjo u bë e ditur nga organizatorët në faqen e tyre zyrtare.

“Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, do t’i bashkohet Forumit Strategjik të Bled më 28 dhe 29 gusht 2023 në Bled të Sllovenisë”, thuhet në njoftim,

Kurti po ashtu pritet të udhëtojë të hënën drejt Greqisë me ftesën e kryeministrit grek Mitsotakis e ku do të diskutohet për të ardhmen evropiane të rajonit të Ballkanit./21Media