Maqedoni

Ish i dënuari në rastin “Sopoti” pajiset me shtetësi

Shpërndaje

Ish i dënuari në rastin “Sopoti”, Sulejman Sulejmani është pajisur sot me shtetësi. Në moshën 78 vjeçare dhe gati 20 vite pas vuajtjes së dënimit me burg për rastin “Sopoti”, Sulejmani sot ka marrë statusin shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sulejmani ishte i dënuar me 14 vite burg. Ishte arrestuar më 26 maj 2003 në Sopot të Kumanovës, ndërsa ishte liruar më 2 korrik të vitit 2010. Në burg kishte vuajtur 6 vite e 1 muaj, dënim për të cilin më pas është dëmshpërblyer.