Ahmeti kujton bashkëveprimtarin Xheladin Gashi – Komandant Plakun

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar bashkëveprimtarin Xheladin Gashi – Komandant Plakun në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Çdo pranverë ruan të freskët tek unë kujtimin për mësuesin atdhetar, luftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, Gjeneral Xheladin Gashin – Komandant Plakun.

Rrugët e jetës na u bashkuan mbi të njejtin ideal, atë të dinjitetit kombëtar dhe të lirisë së Kosovës nga viti 1989 dhe vazhdoi deri në çastet e fundit të jetës së tij të punojë në shërbim të çështjes kombëtare.

Me krenari do të rrëfej gjithmonë vitet e veprimit me të në istikamet e lirisë. Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Xheladin Gashit – Plakut!