Kryeparlamentari Xhaferi takoi homologun e tij Glauk Konjufca
Kryeparlamentari i RMV, Talat Xhaferi sot ka realizuar takim me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca.
Më poshtë e keni statusin e plotë të Xhaferit:
“Vizita zyrtare e Republikës së Kosovës filloi me pritje me nderime të larta shtetërore dhe takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën. Në takimin me homologun tim, e theksova mbështetjen personale dhe shtetërore për proceset që do të afrojnë Republikën e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe gatishmërinë tonë për të ndarë përvojën tonë të deritanishme. Gjithashtu, cekëm edhe bashkëpunimin parlamentar dhe vizitat reciproke në të gjitha nivelet, sidomos që të dy Kuvendet bashkëpunojnë me sukses dhe mbështeten në asambletë ndërkombëtare, dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehur kryeparlamentari Xhaferi.