Sela: “Alternativa” as në ëndërr nuk do t’i shihte 4 deputetë pa Aleancën për Shqiptarët (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejt…” ka thënë se “Alternativa” në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ka fituar katër deputetë në kurriz të Aleancës për Shqiptarët dhe ka shkelur marrëveshjen e bashkëpunimit për tu futur në Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në.

“Ju besoj e keni marrëveshjen të cilën e kemi nënshkruar me “Alternativën” për zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020. Në këtë marrëveshje neve në mënyrë shumë të saktë e kemi definuar se deri kur do të funksiojë ky koalicion. Unë çdo herë e kam të qartë që i vogli është I frustruar dhe në drejtim të kësaj jam munduar që të plotësojë apetitet. “Alternativa” as në ëndërrr nuk do t’i kishte parë 4 deputetë, ndërsa si rezultat i koalicionit me Aleancën për Shqiptarët i mori katër deputetë. Ne kemi qenë të vetdijshëm për këtë që po japim nga vetja. Ideja ka qenë që të bëhet koalicion, ideja ka qenë që të vijë ndryshimi sa më shpejtë. Sepse për etablim në skenën politike ne skishim aspak nevojë që të bëjmë koalicion me asnjë subjekt politikë. Por, nuk ka qenë kjo ideja e ASH-së”, tha Sela.

“E kuptoj atë që ai që është më i dobëti është edhe më i frustruar. Kemi dhënë edhe më tepër. Cila është figura kryesore që e përfaqëson një koalicion ndërmjet subjekteve politike kur është në opozitë. A është shefi i grupit parlamentar. Kujt ia dhamë ne shefin e grupit parlamentar? Pa çka se nuk i kishin numrat për shefin e grupit parlamentar. A ia dhamë “Alternativës” dhe kjo ka qenë e gjitha në kuptimin që të ndjehen të trajtuar. Pastaj ne në sondazhet që i bëmë përzgjedhjet lokale, ne i dhamë “Alternativës” tre komuna apo më tepër por nga ana tjetër, a e dini se edhe në Çair neve sondazhet na nxirrin të barabartë, 14% “Alternativa”, 13,7 ishte “Aleanca” mos të flasim për Likovë e Studentiçan, ku “Aleanca” ishte shumë më para se ata. Kemi dhënë më tepër sesa realisht i kanë paraqitur sondazhet, kemi dhënë edhe lista për këshilltarë shumë më tepër sesa realisht kanë vota. Ky është një element përse neve na ra numri i votove, sepse kur lista nuk i përshtatet organizimit partiak që ke në terren, natyrisht që presupozimet janë të mund të dështosh”, tha Sela.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen BESA në zgjedhjet e ardhshme, por tha se më mirë do të ishte që secila parti të garojë me lista të veçanta, ndërsa pas zgjedhjeve të bashkohen forcat.

“Është i mundur bashkëpunimi me çdo subjekt politik që kanë interes të sjellin ndryshime, por ndoshta është e udhës që ky bashkëpunim të shpallet para kohe, në kuptimin para zgjedhjeve por me kusht që listat të mos jenë të barabarta secili le të del me fuqitë e veta dhe le të matet te votuesit dhe menjëherë ditën e parë pas zgjedhjeve të vlejë marrëveshje që ne jemi bashkë në veprim politik si subjekte politike. Me fjalë të tjera edhe për të krijuar një shumicë të re. Edhe për një shkak tjetër, ne nuk duhet që në emër të koalicioneve, idesë që më lehtë të arrihet fitorja t’i bëjmë dembela aktivistat, qoftë ne si ASH, qoftë Lëvizja Besa aktivistat e vetë. Nëse do të punojnë të dy aktivistat për të arritur angazhimin politikë dhe fitoren, besoni që ne do të mund të arrijmë rezultate shumë më të mira, veç e veç dhe pastaj nesër kur t’i bashkojmë forcat, do të jemi faktori kryesor që do të vendosin krijimin e shumicës së re. Me fjalë të tjera, do të duhet të punojmë edhe ne edhe Lëvizja Besa që të hiqet dembelizmit brenda disa strukturave”, tha Sela.