Ministri Besimi: Ligjeratë para studentëve të UT-së, aktivitetet e “Javës globale të parave”

Shpërndaje

📝 Aktivitetet e “Javës globale të parave” i vazhduam duke ligjeruar para studentëve të Unversitetit Shtetëror të Tetovës, me të cilët diskutuam mbi Buxhetin për vitin 2022, funksionet, karakteristikat, prioritetet, qëllimet dhe realizimin e tij.

📚 Kishim ligjeratë shumë interesante dhe besoj se kjo përvojë ishte e dobishme për të gjithë. I falënderoj të gjithë studentët që morën pjesë dhe ndanë mendimet dhe qëndrimet e tyre.
👉 Ministria e Financave është anëtare e organit për edukim financiar dhe vazhdimisht ndërmerr aktivitete për edukim financiar të popullsisë. Sa më shumë që të edukohen financiarisht qytetarët, po aq vendime më të mira financiare do të sjellin. Kështu, kontribuohet në rezultate më të mira ekonomike në tërësi.

👨‍🏫 Prandaj, edhe këtë vit e shënuam “Javën globale të parave”, me temë “Ndërtoni të ardhmen tuaj, shfrytëzoni paratë në mënyrë të mençur”, përmes mbajtjes së ligjeratave edukative para studentëve të disa fakulteteve pranë unversiteteve në vend.