Çfarë këngë i ka kënduar Selami Kolonja Teuta Arifit që ka marrë kaq shumë para? (DOKUMENT)

Shpërndaje

Një skandal ka shpërthyer në komunën e Tetovës, ku ish kryetarja e komunës ka dhënë kontrata shumë personave që nuk kanë dhënë kontribut në komunë të Tetovës. Nuk dihet ende pse gjithë ata kontrata ka dhënë ish kryetarja e Tetovës Teuta Arifi ku sipas kryetarit aktual Bilall Kasami janë mbi 400 kontrata në vepër. Edhe pse sot janë publikuar 811 kontra në faktë ata janë 400 pasi janë kontrata gjashtë mujore dhe janë publikuar dy herë i njeti emër.

Në mesin e 400 kontratave në vepër shifen shumë emra që dyshohen se çka kanë dhënë për komunën e Tetovës që kanë marrë aq shumë para.

Një emër jo pak i njohur është Selami Kolonja profesor në Universitetin e Tetovës dhe këngëtar nga Struga ka marrë nga komuna e Tetovës 30 mijë denarë çdo muaj bashkë me Taulant Kolonjën, Besart Kolonjën dhe Elmedina Kolonjën.

Nëse Selami Kolonja ka pasur kontratë 12 muaj bashkë me tre të tjerët i bie që Selami Kolonja ka marrë nga komuna e Tetovës 12 muaj nga 30 mijë denarë bëjnë 360 mijë denarë vetëm Selami Kolonja. Taulani, Besarti dhe Elemdina nga 360 mijë denarë i bije komplet 1,440,000 denarë që në euro bëjnë 23414 euro për në vit.

Nuk dihet ende nëse emri i Selami Kolonjës është vetëm për një muaj, por sipas komunës së Tetovës janë kontrata vjetore. Pritet që këngëtari nga Struga të tregojë për paratë që i ka marrë nga komuna e Tetovës.