BotaTop Lajme

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtyhet raundi i dytë i bisedimeve, zbulohet vendi ku do takohen

Shpërndaje

Raundi i dytë i bisedimeve diplomatike Rusi-Ukrainë nuk është anuluar por është shtyrë, njoftuan mediat ruse duke cituar një burim të afërt me negociatat.

Sipas TASS, raundi i ri i negociatave ruso-ukrainase do të zhvillohet në Belovezhskaya Pushcha të Bjellorusisë. Megjithatë, raportet e fundit të mediave pohuan se Rusia është “gati” të fillojë diskutimet me Ukrainën të mërkurën në mbrëmje.

TASS raportoi duke cituar burimin të thoshte, “Jo një anulim; orari u zhvendos; informacioni zyrtar do të vijë së shpejti”, raporton Republicworld.

Sesioni i parë i negociatave u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë më 28 shkurt. Palët gjetën disa pika ku mund të projektoheshin qëndrime të ngjashme dhe ranë dakord për të vazhduar procesin e diskutimeve, sipas shefit të delegacionit rus Vladimir Medinsky.

Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymiy Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet.