‘Putin, Haga po të pret’: Lituanezët kanë një mesazh Putinin

Shpërndaje

Në ditën e njëjtë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi se do të hetojë për krime lufte në luftën e Ukrainës, një mesazh për Putin u pa në Lituani, transmeton Gazeta Metro.

Vazhdimisht po raportohet për shkelje të ligjeve të luftës nga armata barbare ruse, sidomos në qytetin e Kharkiv ku raketat e tyre po godasin pa diskriminim.

Në tërë Ukrainën janë raportuar raste kur raketat ruse kanë përfunduar nëpër vendbanime dhe GJND’ja ka vendosur që të merret seriozisht me akuzat për krime lufte, që edhe vetë presidenti Zelensky i përmendi ditë më parë.

Përderisa lufta po zhvillohet që gati një javë, e tërë bota demokratike ka përkrahur dhe është solidarizuar me Ukrainën, duke e mbështetur me armë, ushqim e mjete financiare.

Mesazhi më i fundit vjen nga Lituania, shtet baltik që kufizohet me Rusinë, ku në një shkrim në rrugët e kryeqytetit Vilnius, thuhet: “Putin, Haga po të pret.”