Ukrainasit i japin ushqim ushtarit rus të zënë rob dhe i krijojnë mundësi të flasë me nënën (Video)

Shpërndaje

Në mesin e ushtarëve rusë që po luftojnë kundër Ukrainës, ka edhe nga ata që dorëzohen. I tillë është dhe rasti i ushtarit në video, të cilin ukrainasit i kanë dhënë ushqim. Më pas i kanë mundësuar komunikimin me mamanë e tij përmes kamerës, moment ky që ka prekur ushtarin rus. Ushtarët rusë kanë hasur në pengesa të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainës. Shumë prej tankve janë braktisur si pasoje e mungesës së karburantit dhe shumë të tjerë kanë ngelur pa ushqim.