VMRO me mbi 400 amendamente kundër shkarkimit të Fadil Zendelit

Shpërndaje

Pas disa muajsh bllokim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, e si pasojë edhe punës së komisioneve tjera parlamentare, partitë në pushtet kanë nisur procedurën për shkarkimin e Fadil Zendelit nga posti i anëtarit në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Ky post duhet t’i takojë pushtetit, por pas kalimit të Fadil Zendelit në opozitë, ai nuk hiqte dorë dhe si rrjedhojë u bllokua puna e këtij komisioni. Deputeti Zendeli, duke komentuar nismën për shkarkimin e tij, tha se posti i takon atij në bazë të zgjedhjeve të vitit 2020, pavarësisht rikonfigurimit të pushtetit dhe opozitës në ndërkohë.

FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA
“Sot wshtw njw ditw e mbushur me nervozw. Zakonisht nervoza vjen nga nismat qw nw thelb janw destruktive dhe me to imponohet forca nga instrumentet e pushtetit, por pa argumente juridike dhe pa akte juridike siç e kërkon Rregullorja e Kuvendit. Mandatet merren sipas zgjedhjeve të vitit 2020, dhe jo përmes lëvizjeve që mund t’i bëjnë deputetët majtas ose djathtas. Edhe në përbërjen e kaluar parlamentare kishim 8 deputetë që në atë kohë dolën nga VMRO DPMNE, por askush nuk e ngriti çështjen e komisioneve sepse i shkonte për shtat pushtetit”.

VMRO DPMNE-ja ka propozuar 400 amendamente për të mos lejuar shkarkimin e Zendelit, por kryeparlamentari Xhaferi u ka thënë se amendamentet janë të parregullta dhe ka paralajmëruar se nuk do t’i pranojë.

NIKOLLA MICEVSKI, VMRO DPMNE
“Xhaferi gojarisht na tha se amendamentet nuk janë parashtruar si duhet. Presim me letër të na njoftojë pse amendamentet do t’i kthejë për t’i dhënë përgjigje. Do të shohim si do të veprojmë, qeveria e polarizon kuvendin dhe me fuqi shkarkon Zendelin”.

Por, nga pushteti thonë se qëllimi i VMRO DPMNE-së është të bllokojë komisionet parlamentare dhe punën e Kuvendit në përgjithësi.

JOVAN MITREVSKI, LSDM
“Dje gjatë gjithë ditës qytetarët kanë mundur të shohin se si deputetët e opozitës maqedonase shtynin seancën. Nuk lejojnë që shumica parlamentare të jetë edhe në grupet e punës dhe komisione. Puna në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime me muaj është bllokuar”.

VMRO DPMNE kritikon kryeparlamentarin Xhaferi edhe për faktin se para disa ditësh në një intervistë vetë deklaroi se nuk do të ngrejë iniciativë për shkarkimin e Zendelit por do të kërkojë nga ai që të tërhiqet vet, ndërsa tani po bën pikërisht të kundërtën e asaj që kishte deklaruar. /SHENJA/