Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright!!!

Shpërndaje

Madeleine Albright, ish-Sekretarja e parë femër e Shtetit në Shtetet e Bashkuara, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të “Albright Stonebridge Group”, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. Ajo shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e vendit në mandatin e dytë.

Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe luftoi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Albright e ka vizituar Shqipërinë në vitin 2000, ku edhe mbajti një fjalim drejtuar Parlamentit shqiptar. Në vitin 2019, Albright vizitoi Kosovën në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.