Pas mesnatës, akrepat e orës do të lëvizin një orë para
Të dielën në mesnatë akrepat e orës do të lëvizin për një orë para, ata do të zhvendosen nga ora 02:00 në 03:00.
Llogaritja e orës verore fillon nga e diela e fundit e muajit mars deri në të dielën e fundit të muajit tetor.
Ndryshimi i orës u vendos prej vitit 1981 që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.