Kovaçevski për takimin e liderëve shqiptarë në Tiranë: E vlerësoj pozitive

Shpërndaje

Çdo bisedë që një njeri si mik i dëshmuar dhe euroatlantist e ka me faktorët politikë të shtetit tonë në drejtim të ndërtimit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, në drejtim të ruajtjes së kursit të integrimeve evropiane për të gjithë rajonin, unë e vlerësoj për pozitiv dhe të mirëseardhur duke e pasur parasysh atë se në rajonin tonë ekzistojnë dy koncepte, deklaroi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për takimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me përfaqësuesit e partive shqiptare në vend.

Kovaçevski thotë se njërin koncept e kryeson ai, Rama dhe kryeministra të tjerë, ndërsa është integrimi evropian i të gjithë rajonit, ndërsa konceptin tjetër e kryesojnë politikanë të cilët vlerësojnë se ky rajon nuk duhet të integrohet në BE. Kryeministri Kovaçevski, siç tha ai dhe Rama, këtë e konsiderojnë si gjë të gabuar, ndërsa këta politikanë nuk kanë ofruar alternativë.

“Megjithatë këta politikanë asnjëherë nuk kanë ofruar asnjë alternativë dhe as dëshmi se një gjë e tillë mund të funksionojnë dhe se mund ta çojë rajonin drejt një jete më të mirë”, tha kryeministri.

Prandaj, siç thotë, mesazhet e takimit në Tiranë janë pikërisht në drejtim të proceseve eurointegruese.

“Prandaj vlerësoj se mesazhet që gjithashtu u përcollën pas takimit nga liderët që ishin në Tiranë janë pikërisht në këtë drejtim, ndërsa që është zhvillimi i papenguar i integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe normalisht zhvillimi i papenguar i integrimeve evropiane të Republikës së Shqipërisë me të cilën, të mos flasim, së bashku i kemi filluar negociatat me BE-në”, tha Kovaçevski.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është mik i dëshmuar i shtetit tonë, potencoi kryeministri, duke potencuar gjithashtu se Rama është kryetar i socialdemokratëve në Shqipëri dhe është euroatlantist i dëshmuar, njeri i cili në paraqitjet dhe punën e tij gjithmonë është nisur nga parimi i integrimit të të gjithë rajonit të Ballkanit dhe veçanërisht të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE.

“Të gjitha deklaratat e tij publike janë të drejtuara në atë drejtim. Gjëja e dytë që duhet theksuar është se kryeministri Rama dhe unë si kryetar i qeverisë sonë, por edhe si kryetar i LSDM-së jemi pjesë e partisë së socialistëve evropianë në Bruksel dhe gjithashtu kryeministri Rama pati mbështetjen time të plotë kur u zgjodh muajin e kaluar për nënkryetar të Internacionales Socialiste, si nënkryetar i kryeministrit spanjoll Pedro Sançez. Dhe atë sukses të tij si kryeministër i Shqipërisë e konsideroj si sukses të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu gjatë zgjedhjes së zonjës Radmilla Shekerinska nënkryetare e partisë së socialistëve evropianë, e patëm mbështetjen e partisë së zoti Ramës”, tha Kovaçevski i cili sot ishte për vizitë në “Pekabesko”.

Në takimin joformal me kryeministrin shqiptar, Edi Rama mbrëmë në vilën qeveritare në Tiranë morën pjesë Ali Ahmeti i BDI-së, Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Afrim Gashi i Alternativës. Nga të ftuarit nuk mori pjesë vetëm Bilall Kasami i Lëvizjes BESA.

Me Ramën ishin edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, koordinatori i grupit të deputetëve të Partisë Socialiste në pushtet, Taulant Balla dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Damian Gjiknuri.