Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendimin e ri me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2,50% në krahasim me vendimin e datës 14.03.2022.
Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (NV V) ulet për 3,00 denarë/litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 2,50 denarë/litër.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, pra mbeten në të njëjtin nivel.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1,615 denarë / kg dhe tani do të arrijë në 59,299 denarë / kg.
Nga data 16.3.2022 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS – 95 do të jetë 86,50 (dena/litër)
Benzina EUROSUPER BS – 98 do të jetë 88,50 (denarë / litër)
Dizel EURODIESEL BS (DE V) do të jetë 85.00 (denarë / litër)
Vaj për djegie Extra light 1 (EL-1) do të jetë 81.00 (denar/litër)
Naftë M-1 NS 59,299 (denarë / kg)
Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënuan rënie mesatare: për naftën me 4,255%, për naftën ekstra të lehtë me 4,169% dhe për karburantin, rënia ka qenë mesatarisht me rreth 2,999%.
Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar ishte më i ulët për 0,111%. Përmendim se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 16 mars 2022. Shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës dhe karburanteve të transportit mund të vendosin çmimet e produkteve të caktuara të naftës dhe karburanteve për transport nën çmimet më të larta të përcaktuara.