“S’ka krushk që anulon dasmën”/ Rama: Jemi në dashni të madhe me Europën. Borrell: Sot më shumë se kurrë Ballkani duhet të jetë në BE

Shpërndaje

Integrimi i Shqipërisë në BE ishte pjesë e diskutimit të kryeministrit Rama me Përfaqësuesin e Jashtëm të BE, Borrell.

Borrel tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se në Bruksel po punojnë fort që ajo të hap negociatat brenda presidencës franceze, ndërsa shtoi se lufta në Ukrainë e bën edhe më emergjente integrimin e Ballkanit në BE.

“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave dhe me zë të fortë mbështes punën që bëhet dhe çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk është një datë por është koha dhe ajo që po them për Shqipërinë është e vërtetët edhe për Maqedoninë e Veriut. Jemi të gjithë të përkushtuar më stabilitetin rajonal dhe politikën e jashtme. Sot me shumë se kurrë Ballkani duhet të jetë në BE dhe të ketë vendimet konkrete brenda presidencën franceze”, tha Borrell.

Ndërsa nga ana tjetër Rama,e cilëson këtë proces integrimi si dasmë ku BE nuk është ende gati, duke thënë se në Shqipëri “nuk ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën”. Ai tha se vendi ynë do të jetë në pritje deri kur BE të jap dritën jeshile për negociatat.

“Po ti shkoj këtu nuk ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën, kjo forcë na bën që ne të jemi gati për tu martuar dhe kur BE të thotë jam dhe unë gati dhe nuk do të mjaftohet vetëm me “ne ju duam shumë por s’kemi kohë të flasim bashkë”. Flitet për bisedime për martesë dhe mendoj se shqiptarët janë për t’u dashur”, tha Rama.