Putini nervozohet keq, merr këtë vendim të papritur

Shpërndaje

Vladimir Putin ka shkarkuar gjeneralët e lartë të ushtrisë dhe është zemëruar me FSB-së, pasi që inteligjenca ka dështuar me strategjinë e tyre duke pësuar një seri humbjesh të turpshme në ditët e para të agresionit në Ukrainë.

Oleksiy Danilov, kreu i këshillit të sigurimit të Ukrainës, tha se rreth tetë komandantë rusë janë shkarkuar që nga fillimi i konfliktit, në periudhën kur Moska përpiqet të ndryshojë strategjinë pasi deri më tani ka dështuar totalisht, raporton Daily Mail.

Putin thuhet gjithashtu se është i indinjuar me komandantët e shërbimit të sigurisë FSB – të cilin ai e drejton – ku kishte marrë raporte se Ukraina ishte e dobët, e mbushur me grupe neo-naziste dhe do të dorëzohej lehtësisht nëse sulmohej.

Vendimmarrja e dobët ka bërë që Rusia të pësojë viktima shumë më të mëdha sesa priste në sulmin e saj, i cili tani ka vazhduar për dy javë.

Duket se Moska kishte parashikuar pak rezistencë kur dërgoi forca pak të mbështetura nga sulmet ajrore për të kapur objektivat kryesore gjatë ditëve të tentim-pushtimit./Botapress.info