Rama bisedon në telefon me presidentin e Ukrainës, Zelensky
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka pasur nje telefonatë me presidentin e Ukrainës, Zelensky, njofton albazone media.
Postimi nga Rama:
🇺🇦📲🇦🇱Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.
I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe me rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse🇦🇱💔🇺🇦
Postimi nga Zelensky:
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Zelensky ka shkruar në Twitter se me Ramën diskutuan rreth luftës dhe punës së përbashkët me Kombet e Bashkuara. Ai ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen në këto kohë të vështira. “Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Biseda e plotë:
Had a phone conversation with 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal. Spoke about the fight against Russian invaders. Discussed joint work within 🇺🇳. We appreciate the practical help and support of Albania in this difficult time. We are doing everything to end the war. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 5, 2022