Qytetari rrogë 20 mijë denarë, politikani 2.000 euro!

Shpërndaje

Derisa një qytetar i thjeshtë me pagë minimale pej 20 mijë denarëve mezi ia arrin ta kalojë muajin, deputetët që janë zgjedhur nga vet votat e qytetarëve me rritjen e pagës, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të marrin diku 106.800 denarë.

Sipas përllogaritjeve deputetët që deri tani merrnin 60 mijë denarë, me rritje të pagës prej 46.800 denarë, paga neto do t’ju arrijë në 106.800 denarë.