Rama nxjerr grafikun: Që prej 2014-ës Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh dhe numrin më të lartë të akuzave
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me taksat e biznesit të madh, duke lehtësuar kështu barrën për biznesin e vogël.
Përmes një postimi, ku nuk i ka kursyer ironitë, Rama thekson se që prej 2014-ës, Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh, por edhe për akuzuat e sharjeve për të kundërtën.
“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”, shkruan Rama. Në grafikun e nxjerrë nga Rama shihet se taksa është 15 %, si në Serbi.
Postimi nga Rama:
Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër ku faturat e energjisë po kripen vijimësisht🤝
Ndërkohë ja edhe fakti tjetër, i vetmi vend në rajon dhe në Europë me ZERO taksë për biznesin e vogël, sepse për ne kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak🤝
Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!