Vuçiq kërcënon Kosovën dhe Malin e Zi: Nesër do t’ju përgjigjem, do të kenë pasoja të mëdha

Shpërndaje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia nesër do t’i përgjigjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në tubimin parazgjedhor në Kikinda tha se tema e seancës së Këshillit për Siguri Kombëtare do të jetë për të gjitha pasojat e luftës në Ukrainë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë dhe në botë, transmeton Demokracia.com.

“Prisni gjithçka, sot Qeveria e Malit të Zi, e jo Gjukanoviq, ndaloi votimin në Berane dhe në disa vende për zgjedhjet tona, Qeveria e Kurtit kërkoi të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. Kurti do të marrë përgjigje, e dini çfarë përgjigjen do ta marrin, përgjigjen e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha ai.

Vuçiq ka paraqitur parashikime të këqija për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe ka vlerësuar se nuk përjashton konflikte shumë më të mëdha se vetëm dy vende.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na tërheqin në diçka të tillë”, përfundoi ai.

Kujtojmë, nesër në orën 12 është seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Temat, sipas mediave serbe, do të përfshijnë refuzimin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë (më 3 prill), kërcënimet me sanksione ndaj Serbisë dhe marrëdhëniet me NIS (industrinë e naftës) dhe furnizimin me naftë për tregun serb.