Rama: Po merr formë përfundimtare Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se po merr formë përfundimtare paketa e Resistencës Sociale ndaj pasojave të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë mbi çmimet.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë ka postuar një foto nga Këshilli i Ministrave, i cili është mbledhur ditën e sotme për këtë çështje. Rama paralajmëroi një ditë më parë se do të miratohet një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit me karburant. Po ashtu sot do të ngrihet një bord kombëtar për furnizimin me karburant.