Rruga e ambasadave në Tiranë, merr emrin “Ukraina e Lirë”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se një rrugë e kryeqytetit të Shqipërisë do të emërohet “Ukraina e Lirë”.
Njoftimi i plotë:
🇦🇱 Bashkia e Tiranës do të emërtojë të hënën, njërën nga rrugët e bllokut të ambasadave me emrin “Ukraina e Lirë”.🇺🇦
Për rastësi, në atë rrugë ndodhen edhe selitë e ambasadave të Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës.
Lufta e Serbisë ndaj Kosovës dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës kanë shenjuar gjeneratën tonë. Kjo rrugë do të shenjojë qytetin tonë!
Ambasadave do t’u duhet të ndryshojnë adresën në kartëvizitat e tyre, kurse Posta Shqiptare do t’ua sjellë postën në rrugën “Ukraina e Lirë”.
Ndërkaq, sot nisëm kamionin e parë me ndihma nga qytetarët e Tiranës, i cili do të mbërrijë këtë fundjavë në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës.