Përpjekje për ta ndalur luftën, të hënën takimi i tretë Ukrainë-Rusi

Shpërndaje

Do të ketë sërish bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës.

Raundi i tretë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, do të zhvillohet të hënën e ardhshme.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters, një negociator ukrainas ka konfirmuar që bisedimet do të vazhdojnë.

David Arakhamiya nuk ka dhënë shumë detaje lidhur në njoftimin e publikuar. Të enjten e kaluar palët kanë mbajtur takimin e dytë, ku u arrit marrëveshja për të lejuar lëvizjen e civilëve dhe futjen e furnizimeve me ushqime dhe barna.

Megjithatë, ka pasur pakënaqësi nga pala ukrainase për mos-zbatim të marrëveshjeve nga pala ruse.