Erdoğan: Industria e mbrojtjes e Türkiyes po “bënë histori”

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se industria e mbrojtjes e Türkiyes po “bënë histori”, me mjetet ajrore pa pilot (UAV) dhe dronët turq që mbrojnë qiejt e 34 vendeve, raporton Anadolu.​​​​​​​

Erdoğan theksoi se rritja e reputacionit ndërkombëtar të Türkiyes në politikën e jashtme mbështetet nga një “industri e fortë e mbrojtjes”.

“Derisa varësia jonë nga mbrojtja e huaj po zvogëlohet, ndikimi ynë në skenën ndërkombëtare rritet”, tha ai.

Duke iu referuar atyre që po kritikojnë avionin luftarak turk KAAN, presidenti Erdoğan tha se, “Nga Azia në Afrikë, dhjetëra miliona shohin një Türkiye të forcuar”.

Avioni KAAn kreu me sukses fluturimin e parë të provës të mërkurën. Ky avion luftarak i gjeneratës së pestë i prodhuar në Türkiye synon të zëvendësojë flotën e vjetër të ushtrisë turke.

Zhvillimi i fundit e bën Türkiyen një nga vendet e pakta që zotëron këtë teknologji.

Avioni, sipas një projekti që filloi në vitin 2016, u lançua në mars të vitit 2023.