BotaTop Lajme

Rusët marrin nën kontroll termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Shpërndaje

Është dita e shtatë e agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pothuajse 6,000 rusë u vranë në gjashtë ditët e para të luftimeve. Një video e publikuar sot, shfaq një sulm rus në qendrën e policisë në Kharkov.

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll zonën rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas shefit të mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi.

Në një deklaratë, Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli ka vazhduar punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit “mbeten normale”.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është termocentrali më i madh në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës.