Ukrainasit kapin një hajdut: E lidhin me ngjitës për shtylle dhe e rrahin me rrip

Shpërndaje

Edhe pse në Ukrainë që prej të enjtes së kaluar ka nisur lufta kjo nuk i ka ndaluar hajdutët nga vjedhjet e tyre. Gjatë këtyre ditëve kemi parë raste të shumta të ushtarëve rusë duke vjedhur në supermarketet dhe dyqanet në Ukrainë. Por nga kjo situatë duket se kanë përfituar edhe hajdutët e tjerë. NEXTA, një media në Evropën Lindore e cila po raporton luftën në Ukrainë ka publikuar ditën e sotme një video ku qytetarët kanë kapur një hajdut e kanë ngjitur me ngjitës pranë një shtylle dhe e godasin me rrip si një ndëshkim për atë që ka bërë. Kjo video është shpërndarë edhe nga media të tjera por nuk dihet origjina e hajdutit.VIDEO