Rajoni

SBASHK-u më 2 prill do të marrë vendim për protesta ose grevë në arsim

Shpërndaje

SBASHK-u ka njoftuar se më 2 prill do të mbajë Kongresin e saj të tetë.

Në këtë kongres SBASHK-u ka thënë se do të merret vendimi përfundimtar për angazhimet e radhës për protestë, duke mos përjashtuar edhe grevën, transmeton Zeri.info.

“Në Kongres do të marrë pjesë drejtorja e përgjithshme për Evropën e Internacionales së Arsimit bashkë me shumë udhëheqës të lartë të sindikatave simotra nga shumë vende mike të Kosovës. Delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme. Kongresi mbahet të shtunën, më 2 prill 2022”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Ditë më parë, SBASHK-u u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të mos u ikin takimeve në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës dhe ligjin e pagave, duke ua dërguar edhe propozimet konkrete për vërejtjet që kanë në draftin e publikuar, si dhe tabelorin e koeficienteve. /Zëri