Maqedoni

Snopçe: ASH insiston në listat e hapura, partitë e tjera nuk bëjnë asnjë hap

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka ftuar edhe një herë partitë politike parlamentare që të pranojnë modelin zgjedhor me lista të haputa. Kjo sipas tij kontribon në rritjen e cilësisë dhe demokracisë në skenën politike. Ai ka akuzuar partitë e tjera se nuk e kanë sinqerisht këtë, pasi nuk bëjnë asnjë hap në drejtim të implementimit.

“Ne si ASH çdo herë kemi insistuar vendosjen e listave të hapura, por fatkeqësisht partitë e tjera deklarativisht thonë me gjysëm goje se janë për lista të hapura, por nuk kanë bërë asnjë hap konkret për vendosjen e listave të hapura. Nëse ka vullnet, nuk ka asnjë problem që të vendosen listat e hapura. Me listat e hapura do të vijë në shprehje demokratizimi i partive politike, por do të vijë në shprehje demokratizimi i gjitha aspekteve për shkak se qytetarët do të kenë mundësi jo të zgjedhin vetëm partitë, por të zgjedhin edhe personalitetet e fuqishme në kuadër të partive. Partitë do të detyrohen që të kandidojnë kuadro profesional dhe të përgaditur”, tha Snopçe.

Snopçe tha se listat e hapura janë edhe në dobi të partive të vogla pasi mundësojnë zgjedhjen e deputetëve të tyre brenda listave të përbashkëta.