Fjala e kryeministrit Albin Kurti në njëvjetorin e marrjes së mandatit qeverisës

Shpërndaje

Fjala e kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e 68-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në njëvjetorin e marrjes së mandatit qeverisës, percjell albazone media.

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Të dashur qytetarë,

Sot u bë një vit prej marrjes së mandatit qeverisës, pasi me pjesëmarrjen tuaj masive në zgjedhje dhe votën tuaj plebishitare, zgjodhët qeverinë dhe institucionet e reja.
Përgjatë një viti kemi naviguar nëpër kriza botërore të cilat kanë testuar jo vetëm aftësinë tonë qeverisëse, por edhe qëndrueshmërinë tonë shoqërore.
Në këtë vit të punës, me mbledhjen e sotme, kemi mbajtur 68 mbledhje të qeverisë, kemi marrë 609 vendime, e proceduar 132 projektligje, më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake në vitin e parë.

S’ka dyshim se problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat të cilat i kemi përpara janë edhe më të mëdha. Por ju na keni besuar ne që të bëjmë ndryshimin. E ky ishte vit i kthesës drejt zhvillimit.

Nga 28 vendime të sotme, po veçoj dy:

Miratuam nismën për Programin Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Ky projekt pritet të kapë vlerën prej mbi 200 milionë euro, e që për Republikën e Kosovës kjo shënon investimin më të madh që është bërë ndonjëherë në sektorin e energjisë që nga çlirimi.

I hapëm udhë projektit Solar District Heating (SDH) në Prishtinë. Ky do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë, që sistemit të ngrohjes së Prishtinës do t’i shtojë rreth 70 MW. Ky projekt, mes tjerash, përfshinë ndërtimin e kolektorëve diellorë prej përafërsisht 69.000 m2. Me masat për zgjerimin e rrjetit që synojnë shpërndarjen e nxehtësisë nga sistemi termik diellor, në rrjetin e ngrohjes qendrore do të kyçen deri në 12.000 familje ose 60.000 banorë. Projekti do të reduktojë kërkesën për energji elektrike për qëllime ngrohjeje dhe do të rrisë cilësinë e ajrit, me rreth 40.000t kursime të CO2 në vit.

Fjala ime e plotë në mbledhjen e 68-të të Qeverisë: KËTU