Rrëzohet një dron në Mitrovicë, dyshohet se është ushtarak (Foto)

Shpërndaje

Një dron që dyshohet se është ushtarak është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së një qytetari në Mitrovicë.

Siç raporton mediumi lokal Jepi Zë, nga fotografitë e dërguara nga dëshmitarët në Jepi zë shihet se droni është me përmasa mjaft të mëdha.

Ekipet e Policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me këtë rast.

Kjo zonë është izoluar nga Policia e Kosovës të cilët po merren me hetim.