RajoniTop Lajme

Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë

Shpërndaje

Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Kjo konsullatë ndodhet në qytetin e Kharkivit dhe sulmi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Lajmin për sulmin ndaj saj, e ka konfirmuar vet konsullata përmes në postimi në rrjetin social, Facebook.

“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u granatua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse”, thuhet në njoftimin e tyre.