ASH me propozim Ligj për lojërat e fatit: Të vendosen vetëm në hotele me 5 yje, t’i largojmë kazinot nga lagjet tona!

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në Kuvend ka njoftuar se grupi parlamentar i tyre ka dorëzuar ndryshime në Ligjin për lojëra të fatit.

Ai tha se ligji i cili është në procedurë nuk parashikon zgjidhjen e çështjes dhe se nuk duhet lejuar që këto lojëra të fatit të mbijnë kudo dhe pa llogaritur institucionet afër të cilave hapen.

“Ne nuk duhet të rrimë duar kyç kur këto lojëra fati krijojnë drama familjare. ASH, vlerëson se propozim ligji i mëhershëm nuk e zgjidh çështjen, ajo ka të bëj me largimin e lojërave të fatit, kazinove 500 metra larg shkollave, objekteve fetare. Mendojmë se kjo nuk e zgjedh problemin, dhe kjo nënkupton se ti i çon në një objekt edhe më të rëndësishëm siç është shtëpia. Ne vlerësojmë se nuk bëhen më të qeta lagjet tona, por problematizohen edhe më tej. ASH prandaj propozon që lojërat e fatit, kazinot dhe bastoret të vendosen vetëm në hotele me 5 yje, sipas standardeve që i plotësojnë hotelet. Këto ndryshime të hyjnë në fuqi pas një viti, në mënyrë që t’ju jepet kohë punonjësve t’i spostojnë në hotele me 5 yje”, ka deklaruar Ziadin Sela, raporton SHENJA.

Ai tha se ata nuk kanë dilemë si koncept politik që të ndalohen tërërishtë, por duke parë subjektet tjera, dhe disponimin e tyre, Sela tha se është e pamundur të ndodh kjo.

VIDEO