Sot pritet të fillojë dërgesa e vajit serb në Maqedoni

Shpërndaje

“Sot duhet të fillojë organizimi për ngarkimin dhe dërgesën e vajit serb në vend”, informojnë për AIM nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Serbia të premten mori vendim për eksport të vajit për ushqim në Maqedoninë e Veriut. Siç kumtoi atëherë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, bëhet fjalë për dy milionë litra vaj.

Sipas tij, këto sasi janë për nevojat për një muaj, por nëse vlerësohet se ka nevojë, është e mundur të realizohet import shtesë.

“Është e mundur nëse ka nevojë të merret vendim për import të sasive shtesë. Gjendja po ndiqet, ndërsa komunikimi me autoritetet serbe është i vazhdueshëm”, tha ministri.