Mickoski: I turpshëm propozimi i Qeverisë për rritje të pagave në arsim për 10%

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-s,ë Hristijan Mickoski ka reaguar mbi propozimin e Qeverisë për rritje mesatare të pagave prej 2.500 denarëve, gjegjësisht për 10 për qind, përcjell TV21. Mickoski e vlerëson si të turpshëm vendimin e Qeverisë ndërsa thotë Qeveria në vend që të punojë për standardin e punonjësve të arsimit, po jep tensione dhe revolt.

“Atë që e propozoi Qeveri është të vazhdoj të vjedh dhe ti shpenzoj në mënyrë jo të duhur paratë, Siç kuptova gojarisht 10% rritje të pagave të mësimdhënësve dhe të punësuarve në çerdhe pa pasur marrëveshje të shkruar pas rebalnasit të buxhetit për të cilin nuk dihet kur do të ndodh dhe a do të ndodh”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.