Shëndeti

Vetëm me 4 kokrra limon, kura që lufton problemet shëndetësore më të përhapura

Shpërndaje

Për këtë recetë nuk ju nevojiten shumë para dhe të mirat për shëndetin janë të shumta. Pothuajse nuk ka asgjë që limoni nuk mund ta përmirësojë dhe të shërojë.

Kjo dhuratë e vlefshme nga natyra përmban thartirë limoni, kalcium, magnez, vitaminë C, bioflavonoide, pektinë, limoninë e cila nxit imunitetin dhe lufton kundër infeksioneve.

Dhe të mirat për shëndetin janë të shumta: forcon imunitetin, ul kolesterinën e lartë, pastron mëlçinë nga helmet e grumbulluara, pengon krijimin e gurëve në veshka dhe ndikon shumë pozitivisht në lëkurë.

Përbërësit:

– 4 limonë të paqëruar,

– 2 lugë xhenxhefil të grirë në rende (ose rreth 4 cm xhenxhefil të pagrirë),

– 4 qepë,

– 2 litra ujë

Përgatitja është shumë e thjeshtë:

Më parë lani mirë limonët (pasi që nuk duhet t’i qëroni), pastaj priteni në copëza.

Qëroni hudhrën dhe bashkë e limonin dhe xhenxhefilin qiteni në blender. Kur përbërësit t’i grini mirë në blender, përzierjen qiteni në tenxhere. Qitni ujë dhe lëreni të zihet 15 minuta, duke e përzier vazhdimisht. Fikeni pllakën e shporetit dhe lëreni lëngu të ftohet.

Kur të ftohet lëngu, qiteni në një kavanoz të qelqtë, mbylleni me kapak dhe ruajeni në frigorifer. Si konsumohet?

Pini nga një gotë çdo ditë në lukth të thatë, gjatë tri javëve.

Bëni pauzë një javë dhe përsëriteni procedurën.

Shija mbase është pak e fortë, prandaj nëse doni ta keni më të lehtë për ta konsumuar, hidhini një lugë mjaltë.